Site icon Telegrafi

Wijnaldum prezantohet te PSG: Jam i lumtur që jam në këtë klub të madh me tifozë të mrekullueshëm

Georginho Wijnaldum nis zyrtarisht aventurën te Paris Saint Germain pasi sot është prezantuar me klubin parisien.

Mesfushori holandez ka lënë Liverpoolin për t’u transferuar te skuadra franceze me tu prezantua si lojtari më i ri i Paris Saint Germain, ka thënë se është shumë i lumtur për këtë etapë të re në karrierën e tij.

“Një ndjesi e fortë, pasi jam pjesë e një klubi të madh, që është i mbushur me lojtarë të shkëlqyer. Parisi është një qytet i bukur, me një tifozeri të jashtëzakonshme. E di mirë, pasi kam luajtur kundër PSG në ‘Parc des Princes’”.

“Kjo është një ditë e shkëlqyer për mua dhe familjen time, pasi po nisim një aventurë të re. E kam treguar në klubet ku kam luajtur që jam një futbollist që dëshiron të fitojë”.

“Dua të përmirësohem dhe të mësoj nga shokët e trajnerët, është pjesë e mentalitetit tim”.

“Synoj të sjell këtë mentalitet tek ekipi dhe shpresoj të përshtatem sa më shpejt“, përfundoi Wijnaldum. /Telegrafi/

Exit mobile version