Site icon Telegrafi

Wijnaldum i lumtur te Roma: Dashuria që më kanë dhënë tifozët është unike

Roma ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sampdorias me rezultat 3-0, fitore që i mbanë ata fuqishëm në garë për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Më i miri në këtë ndeshje ka qenë mesfushori holandez Georginio Wijnaldum i cili realizoi golin e parë dhe fitoi penalltinë të realizuar nga Paulo Dybala.

32-vjeçari është i huauzr te Roma nga PSG, por duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti italian pasi ndihet shumë i lumtur.

“Ishte e rëndësishme të fitonim veçanërisht pas rezultateve që bën kundërshtarët. Na duheshin tre pikët për të qëndruar në zonën e Ligës së Kampionëve. Do të kisha dashur të shënoja edhe në pjesën e parë, por godita shtyllën. Më pas e kompensova atë në pjesa e dytë”, tha Wijnaldum.

Ai ka treguar se është i lumtur në Romë, pasi tifozët e kësaj skuadre e kanë përkrahur shumë edhe në gjashtë muajt e parë kur ai ishte i lënduar dhe nuk luajti fare.

“Siç e thatë, e ndjeva dashurinë e tifozëve që në ditën e parë dhe doja t’ua shpërbleja me paraqitjet e mia në fushë. Dashuria e tyre është unike. Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën për veten time dhe për njerëzit që na përkrahin”.

“Absolutisht nuk është e varur e ardhmja ime me Ligën e Kampionëve. Unë tashmë e kam demonstruar këtë duke zgjedhur Romën edhe pse klubi nuk ishte pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. Zgjodha në bazë të ndjenjave”.

“Është e vështirë të dihet se çfarë do të ndodhë në verë duke qenë se ka shumë palë të përfshira. Unë  vetëm mund të them se jam shumë i lumtur te Roma”, u shpreh Gini.

Reprezentuesi holandez këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Evropës me fanellën e Romës ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version