Telegrafi

Wi-Fi 1 gigabitësh vitin e ardhshëm

Ani pse nuk është përfunduar, standardi pa tela 802.11 ac do të mund të ketë pranim të shkëlqyeshëm në mesin e përdoruesve. Kështu së paku konsideron kompania analitike In-Stat, e cila vlerëson se deri më 2015 do të shiten hiq më pak se një miliard dollarë pajisje me mbështetje për 802.11 ac.

Standardi i ri, i cili ende pret ratifikimin e trupit përkatës ndërkombëtar IEEE, ofron shpejtësi të bartjes së dhënave me anë të rrjetit pa tela (wireless) deri në 1 Gbps.

Shpejtësitë janë dukshëm më të mëdha sesa teknologjitë më të shpejta aktuale Wi-Fi, , 802.11 n, e standardi i ri për punën e vet do të shfrytëzojë frekuencat nën 6 GHz, në mes të katër e tetë kanalesh si dhe do të ketë modifikime në vet modulimin. /Telegrafi/