Dillian Whyte duket se është motivuar shumë nga fitorja kundër Lucas Browne.
Numri një në peshat e rënda për WBC tani dëshiron të përballet me kampionin Deontay Wilder.
“Do të ulem me atë të flas. E di që njerëzit mendojnë se jam kafshë, por unë do ulem me atë dhe do flasim”.
“Nuk ka asnjë arsye pse ai mos të pranojë përballjen me mua. Jam duke i ofruar kushte të mira dhe do të jetë një meç i mirë”.
“Ne do të mbushim arenat. Ai ka pasur vështirësi t’i mbush ato në vendlindjen e tij. Nuk jam kampion bote, por kam mbushur O2”, ka thënë Whyte.
Whyte është britanik dhe në Arenën O2 të Londrës (kapaciteti i së cilës është 20 mijë ulëse) ka zhvilluar disa përballje.
Wilder së fundi fitoi ndaj Luis Oriz dhe me rekordin e të pamposhturit (40 fitore, 39 me nokaut, asnjë humbje) dëshiron vetëm Anthony Joshuan.
Whyte 24 meçet si profesionit ka 23 fitore (17 me nokaut) dhe vetëm një humbje, atë ndaj Joshuas në dhjetorin e 2015.
Deri më tani Wilder nuk i është përgjigjur ftesës së Whyte dhe me shumë mundësi do të injorojë. /Telegrafi/