Kampioni i kategorisë së mesme, Robert Whittaker, do të mbrojë titullin e kampionit të tij ndaj Kelvin Gastelum. Ky është dueli kryesor në UFC 234 që zhvillohet mëngjesin e 10 shkurtit.
Kelvin Gastelum është në vendin e katërt dhe dueli që zhvillohet në Rod Laver Arena nuk e bën atë më inferior ndaj kampionit australian.
Whittaker në karrierën e tij ka 20 fitore dhe katër humbje, e ka nëntë fitore rresht së fundmi, duke mposhtur në UFC 225 Yoel Romeron në ngjarjen që u mbajt në qershor.
Gastelum ka 16 fitore dhe tri humbje e ndërkaq deklaroi së fundmi se do ta fitojë titullin me nokaut ndaj australianit.
Favorit për këtë duel konsiderohet Whittaker, ndërkaq jofavorit i madh në letër është Gastelum, pavarësisht premtimeve të mëdha të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=eLasxqZWdR8&feature=youtu.be
Ky duel, kryesori i UFC 234 zhvillohet mëngjesin e të dielës në ora 04:00 në Supersport 2.
Për të shikuar këtë duel mjafton të jeni të abonuar në platformën më atraktive televizive, IPKO, që ofron përjetimin unik sportiv. /Telegrafi/