Telegrafi

Whitney Houston është vrarë?

Sipas detektivit Paul Huebl, FBI posedon dëshmi se këngëtarja është vrarë në muajin shkurt për shkak të borxhit të madh që u ka pasur dilerëve që e kanë furnizuar me drogë.

Në raportin zyrtar mjekësor qëndron se vdekja e Houston erdhi si pasojë e mbytjes në vaskën e hotelit në Beverly Hilton, pasi kishte marrë një koktej kokaine, marihuane dhe disa barnave.

Mirëpo, Huebl thekson se krijuesja e hitit “I Will Always Love You” ka qenë në listën e zezë të disa narko-dilerëve të fuqishëm, të cilat i kanë dërguar njerëzit e tyre për të kërkuar borxhin, i cili besohet të ketë qenë 1.5 milion dollarë.

Ai thotë se akoma nuk mund ta dëshmojë se Whitney është vrarë, porse dëshmitë e kanë bindur se është kështu, duke përmendur kërcënimet që ajo ka marrë ato ditë, si edhe kamerat kanë xhiruar praninë e dy burrave të panjohur në hotel pikërisht në ditën kur ajo ndërroi jetë. /Telegrafi/