Telegrafi

WhatsAppështë top aplikacioni i mesazheve në 100 vende!

 

WhatsAppështë aplikacioni më i përdorur i mesazheve në Android në 109 nga 187 vendet e vlerësuara në një studim të kohëve të fundit që është bërë nga SimilarWeb.

Vendet ku WhatsAppështë lider përfshijnë Brazilin, Meksikën, Indinë dhe Rusinë. Aplikacioni i mesazheve që është nën pronësinë e Facebook, Messenger erdhi në vendin e dytë, duke pretenduar kryesinë në 49 vende të tilla si Australia, Kanada dhe SHBA-ja.

Pas Messenger, Viber ishte aplikacioni tjetër i mesazheve që kryeson në vetëm dhjetë vende.

Aplikacioni është shumë popullor në Evropën Lindore dhe Bjellorusi, Moldavi dhe Ukrainë. Line është aplikacioni më popullor në Japoni, ndërsa WeChat dhe Telegram kryesojnë istat në vende të shumta.

BlackBerry Messenger (BBM) është ende shumë popullor në Indonezi, ku i njëjti është instaluar në 87.5 për qind të gjitha pajisjeve Android, krahasuar me 0.42 për qind në SHBA dhe vetëm për përdorim pak më të lartë në Australi dhe Britani të Madhe.