Telegrafi

WhatsApp zgjati ndjeshëm afatin për fshirjen e mesazheve të bisedës

Përdoruesve të aplikacionit popullor WhatsApp iu është dhënë një periudhë shumë më e gjatë në të cilën ata mund të fshijnë mesazhet e padëshiruara nga biseda.

Deri më tani, përdoruesit e WhatsApp mund të fshinin mesazhet e bisedës brenda një ore nga dërgimi i tyre dhe afati i ri është pak më i gjatë se dy ditë.

Për të filluar përdorimin e funksionit të ri, përdoruesit duhet të hapin grupin WhatsApp ose bisedën individuale ku kanë dërguar mesazhin, më pas kërkohet një prekje e gjatë mbi të, duke zgjedhur opsionin “Fshi” dhe më pas “Fshi për të gjithë” ose opsioni “Fshi për mua”.

Për të përdorur funksionin e ri, duhet të instaloni versionin më të fundit të aplikacionit WhatsApp.

Kjo veçori i jep WhatsApp përparësi ndaj shërbimit iMessage të Apple sepse Apple nuk ofron ende të njëjtën aftësi, por do të jetë i disponueshëm me lëshimin e sistemeve të reja operative për iPhone, iPad dhe Mac, ndoshta këtë vjeshtë.

Deri më tani, iOS 16 beta i lejon përdoruesit të tërheqin një mesazh brenda dy minutash, por vetëm nëse marrësit përdorin gjithashtu versionin beta. /Telegrafi/