WhatsApp ka lëshuar një numër të tipareve të reja kohën e fundit mirëpo tipari më i shumë-pritur ka qenë thirrja me video.
Në maj disa përdorues kanë pasur mundësinë të provojnë thirrjet me video në këtë aplikacion mirëpo kjo ka qenë si pasojë e disa testimeve të kompanisë.
Tani, kompania e blerë nga Facebook është gati të lëshojë video-thirrjet për të gjithë përdoruesit dhe ditët e ardhshme do të lansojë këtë tipar për iOS, Android dhe pajisjet Windows.
Kur tipari të aktivizohet krejt çka duhet të bëni është të selektoni ikonën e telefonit. Më pas do të ju paraqitet opsioni të bëni një thirrje me audio ose me video.
Përdoruesit e Facebook Messenger kanë shfrytëzuar thirrjet me video për më shumë se një vit e gjysmë ndërsa shumë aplikacione të tjera të mesazheve ende nuk e ofrojnë këtë tipar.
Me më shumë se një miliardë përdorues, video-thirrjet e WhatsApp do të lidhin njerëzit nga e gjithë bota, duke mundësuar kështu përparësi për aplikacionin ndaj Allo të Google.