Rrjeti social WhatssApp, është duke punuar që t’ju ndalojë përdoruesve, fotografimin e bisedave private, që i kryejnë me miqtë.
Ky aplikacion që është nën pronësi të Facebook, është duke krijuar edhe mundësinë, që të kërkojnë shenjat e gishtit për të hapur llogarinë, ku mund të fillojë apo vazhdojë shkruajë e mesazhe, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i kësaj, algoritmi do të ndalojë shkrepjen e fotografisë, që z në kuadër gjithë atë që shihet në ekran.
WABetaInfo që ka shikuar version beta të këtij formati, ka shpërndarë imazhet, që tregon se si do të jetë rrjedha e punës në aplikacion, pasi të jetë integruar për përditësim. Në të njëjtën kohë, ky është përditësimi i katërt, që WhatsApp e ka zhvilluar deri më tani.
Varësisht nga dëshira, WhatsApp mundëson largimin e opsionit të shenjave të gishtave, meqenëse mund të vazhdohet edhe pa të. /Telegrafi/