Funksioni i ri besohet se do ta ndihmojë kompaninën e famshme të konkurrojë kundër rivalëve të mëdhenj si Facebook Messenger, WeChat, Voxer dhe BBM, të cilat tashmë e ofrojnë funksionin.
Whatsapp ka thënë se ka arritur në 300 milionë përdorues, të cilët e përdorin aplikacionin së paku një herë në muaj.
Një analist tha se shtimi i funksionit të mesazheve zanore duhet ta ndihmojë kompaninë për të rritur popullaritetin e saj në pjesë të botës e cila është në zhvillim. / Telegrafi /