Telegrafi

WhatsApp po teston edhe thirrjet me zë!

Ky funksion është pritur për rreth një vit tani. Në Kongresin Botëror Mobil 2014, themeluesi i WhatsApp dhe drejtori ekzekutiv Jan Koum njoftoi se thirrjet me zë do të vijnë në aplikacion në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Kompania në pronësi të Facebook synon ta ofrojë shërbimin e thirrjeve me zë të arritshëm dhe të përballueshëm për të gjithë, ndërsa tregjet si India dhe tregjet e tjera në zhvillim thuhet të jenë objektiva të veçanta.

Fotot e funksionit të ri të WhatsApp janë postuar në Reddit, raporton Venture Beat.

Tipari i ri i shërbimi me sa duket është duke u shpërndarë përmes një sistemi të ftesave, duke lënë të kuptohet se thirrjet me zë në këtë shërbim janë në një fazë testuese. (Telegrafi)