Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook, WhatsApp ka ngritur një proces gjyqësor në Indi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një proces për të sfiduar rregullat e reja të qeverisë që do të kërkonin që ajo të bëjë dispozita për të lejuar gjurmimin e mesazheve të koduara të përdoruesve.
WhatsApp thotë se rregullat “minojnë rrënjësisht të drejtën e njerëzve për privatësi”.
Procedimi gjyqësor vjen një ditë pasi WhatsApp, konfirmoi se do të jetë në përputhje me dispozitat e reja të rregullave të reja të IT. /Telegrafi/