Telegrafi

WhatsApp me një super tipar të ri për komunikim në grup

WhatsApp beta ka krijuar një tipar të ri i cili ju lejon që lehtësisht të përfshini në bisedë grupore njerëz të ndryshëm.

Për të futur një individ të ri në një bisedë ekzistuese, tani krejt çka duhet të bëni është të përdorni simbolin ‘@’ dhe të shkruani emrin e kontaktit që dëshrioni t’a përfshini në bisedë.

Pasi të filloni të shkruani emrin e kontaktit, do të ju shfaqen sugjerime të ndryshme dhe në këtë mënyrë mund të bëni ‘tag’ më shumë persona në të njejtën kohë.

Edhe nëse personi i caktuar ka bllokuar bisedën në të cilin doni t’a përfshini, ai ose ajo do të marrë një njoftim pasi t’i keni shtuar emrin e kontaktit.

Kështu, tipari i ri e vështirëson injorimin e bisedave të cilat nuk kanë rëndësi për ju.