Aplikacionet e muzikës, të tilla si Spotify dhe iTunes, janë veçanërisht të popullarizuara në mesin e të rinjve dhe të njëjtat kanë arritur më shumë se dy të tretat e grupmoshës në mars të 2015.
Sondazhi ka gjetur se aplikacioni më popullor në Holandë mbetet WhatsApp, i instaluar në pothuajse 9,7 milionë telefona të mençur.
Depërtimi i aplikacionit u rrit në pothuajse 88 për qind të përdoruesve holandez në mars 2015. Edhe pse WhatsApp është ende duke fituar popullaritet në tregun e përgjithshëm, aplikacioni tregon një rënie të vogël në mesin e të rinjve në gjashtë muajt e fundit.
Snapchat ndërkohë po rritet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në mesin e të rinjëve, dhe ka arritur të jetë i instaluar në mbi 1.7 milionë telefona mobil në Holandë.
Numri i përdoruesve të Snapchat u rrit pothuajse tre-fish gjatë vitit të kaluar, për të arritur rreth 16 për qind të të gjithë përdoruesve holandez në mars 2015. (Telegrafi)