Telegrafi

WhatsApp në Android po merr një pamje të dyfishtë të panelit për tabletët

Versioni më i fundit beta i Whatsapp në Android përmban një ndërfaqe me panel të dyfishtë për tabletët me këtë sistem operativ.

Ajo që zakonisht ndodh në këto raste është – funksione të tilla të reja testohen në kanalin beta për një kohë, dhe më pas ato përfundimisht ia arrijnë të gjithëve.

GSM Arena shkruan se ata shpresojnë se e njëjta logjikë do të zbatohet edhe me këtë veçori, pasi ndërfaqja e përdoruesit me panele të dyfishta ka shumë më tepër kuptim në tabletë sesa thjesht një version i zgjeruar i ndërfaqes së telefonit, transmeton Telegrafi.

Versioni i parë i WhatsApp i përshtatshëm për tabletët Android për testues beta doli vitin e kaluar, megjithëse nuk kishte pamje të ndarë.

Ju mund të shihni ndërfaqen e re të ndërfaqes së përdoruesit, e cila duket se do të dalë tani për ata në beta, në “screenshot-in” e mësipërm.

Nuk është për t’u habitur që lista e bisedave është gjithmonë e dukshme në të majtë, kështu që ju mund të kaloni shpejt mes bisedave pa pasur nevojë të ktheheni në ekranin kryesor të platformës. Pamja e ndarë është gjithashtu në dispozicion edhe për skedat Thirrjet dhe Statusi.

Tutje nga GSM Arena shkruajnë se ata shpresojnë që kjo veçori do ta bëjë së shpejti debutimin nga testimi beta edhe si veçori zyrtare. /Telegrafi/