Telegrafi

WhatsApp menaxhon 64 miliardë mesazhe për 24 orë

WhatsApp tani ka njoftuar se shërbimi i saj tani ka arritur në një rekord të ri, pasi që në të janë procesuar mbi 64 miliardë mesazhe, brenda 24 orëve të vetme.

Në janar të këtij viti, WhatsApp kishte njoftuar se ka arritur ti procesojë rreth 50 miliardë porosi në 24 orë, dhe rritja e raportuar tani është e dukshme, duke marrë parasysh se kanë kaluar vetëm tre muaj.

Për shifrën prej 64 miliardë porosive, kompania ka thënë se përmes aplikacionit të saj janë dërguar 20 miliardë porositë dhe janë pranuar edhe 44 miliardë të tjera, dhe krejt kjo brenda një dite, ose 24 orëve në total. / Telegrafi /