Site icon Telegrafi

WhatsApp konfirmon se reklamat do të fillojnë të shfaqen në aplikacion, prej 2020

Pavarësisht se WhatsApp ka funksionuar për vite me radhë dhe Facebook pagoi gjithsej 16 miliardë dollarë për t’a blerë atë, kompania ende nuk ka kuptuar se si saktësisht të fitoj para nga aplikacioni.

Më parë, u sugjerua që WhatsApp të blihej si një blerje e njëhershme, dhe më vonë u sugjerua që kjo mund të ishte një abonim vjetor, por në fund aplikacioni përfundoi plotësisht pa pagesë.

Megjithatë, vitin e kaluar u zbulua se Facebook kishte në plan të futë reklama në aplikacion dhe tani WhatsApp ka konfirmuar se reklamat me të vërtetë do të vijnë në aplikacion në 2020.

Kjo u zbulua nga Matt Navarra i cili ndan një foto në Twitter të një prezantimi në Samitin e Marketingut të Facebook në Holandë.

Sipas njoftimit të vitit të kaluar, këto reklama do të shfaqen vetëm në WhatsApp Statuses, të ngjashme me atë se si disa reklama të Instagram-it futen në mes storieve.

Lajmi i mirë është se në qoftë se ju nuk e përdorni funskionin WhatsApp Status shumë, atëherë shanset që të ju vijnë këto reklama janë mjaft të pakta.

Fatmirësisht, dizenjimi i këtyre reklamave nuk është shumë i bezdisshëm kështu që ju duhet të jeni në gjendje të përdorni aplikacionin pa asnjë ndërprerje.

Gjithashtu, reklamat do të vijnë në 2020 kështu që ka ende kohë për ju që të filloni të shikoni për alternativat tjera ndaj WhatsApp nëse kjo me të vërtetë ju bezdis. /Telegrafi/

 

Exit mobile version