Site icon Telegrafi

WhatsApp ka përgatitur diçka të re dhe do të përmirësojë sigurinë

WhatsApp shumë përdoruesve të saj po u ofron kontroll më të madh mbi informacionet, lidhur me atë se kush mund të shoh detaje për ta.

Si pjesë e procesit që përdoruesit të mbrohen nga aplikacionet e paautorizuara të jashtme, WhatsApp ofron shërbime të reja për kontrollin e privatësisë, transmeton Telegrafi.

Nëse keni vërejtur se nuk mund të shihni statusin online të kompanive apo kontakteve me të cilat tentoni të lidheni, ndryshimet e reja janë arsyeja që shpjegon se pse po ndodh një gjë e tillë.

E nëse kurrë nuk keni eksperimentuar me llogari të caktuara, atëherë nuk do të mund të shihni statusin e tyre në rrjet, e as detaje lidhur me atë se kur për herë të fundit i keni parë.

Njëjtë vlen edhe për mundësinë që përdoruesit e tjerë dhe aplikacionet, të shohin informacione të ndryshme për ju.

“Për ta përmirësuar privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve tonë, ua vështirësojmë njerëzve punën që nuk i njihni”, thuhet në kumtesën e WhatsApp. /Telegrafi/

 

Exit mobile version