WhatsApp është një mënyrë e shkëlqyeshme për të biseduar me njerëzit në mënyrë të sigurtë, sepse kodon mesazhet që dërgoni në mënyrë që ata të mos lexohen nga askush përveq personit tek i cili i dërgoni. Por disa përdorues kanë pohuar se një “gabim” i lejon ata të shohin shkrime personale të njerëzve të tjerë.
Gabimi i supozuar ishte vërejtur nga punonjësja i Amazon, Abby Fuller, e cila shkroi: “U regjistrova në WhatsAppp me një numër të ri telefonik sot dhe historia e mesazhit nga pronari i numrit të mëparshëm ishte aty?!
logged into whatsapp with a new phone number today and the message history from the previous number's owner was right there?! this doesn't seem right.
— Abby Fuller (@abbyfuller) January 11, 2019
and now i'm wondering how many other times it's happened? like does whoever has my old number now have MY whatsapp history?
— Abby Fuller (@abbyfuller) January 11, 2019
Më lart, ju mund të shihni se çfarë ka ndodhur. Fuller pretendoi se ajo bleu një telefon të ri që ka një numër të regjistruar tek një përdorues i mëparshëm – gjë që është mjaft e zakonshme.
Por ky numër ishte ende i regjistruar me WhatsApp. Fuller pretendoi se kjo le të shihte mesazhet e dikujt tjetër. Tani, ky gabim i supozuar nuk do të jetë një problem për ju nëse nuk keni ndërruar asnjëherë numrat.
Megjithatë, nëse jeni në treg për një telefon të ri, ju mund të dëshironi që ta njoftoni WhatsApp. Ju mund të ndryshoni numrin e përdorur nga llogaria juaj WhatsApp duke hapur konfigurimet (settings), duke shtypur ‘account’ dhe pastaj duke zgjedhur ‘change number. /Telegrafi/