Telegrafi

WhatsApp e përmirëson sigurinë në aplikacion

WhatsApp ka shtuar variantin e “verifikimit të llogarisë me dy hapa” – funksionin opsional që e bën  shumë më të vështirë për njerëzit për të marrë qasje të paautorizuar në llogarinë tuaj të aplikacionit të famshëm të mesazheve.

Pa verifikimin me dy hapa, e tëra që dikush duhet të bëjë për tu qasur në llogarinë tuaj të WhatsApp është të jetë i lidhur me numrin e telefonit tuaj – dhe të shohin të gjithë mesazhet brenda.

Por me aktivizimin e versionit të verifikimit të llogarisë së përdoruesit me dy hapa, personi që dëshiron të qaset në WhatsApp duhet ta shënojë edhe fjalëkalimin ose kodin unik për të hyrë në aplikacion.