Telegrafi

WhatsApp bën 600 milionë përdorues aktivë

WhatsApp, aplikacioni i blerë nga Facebook në muajin shkurt të këtij viti për një shumë kolosale prej 19 miliardë dollarësh, po dëshmohet si investim i mirë pasi që shifrat e saj të fundit tregojnë se aplikacioni po vazhdon të udhëheqë në tregun e aplikacioneve dhe shërbimeve që bëjnë dërgimin e mesazheve mobile.

Koum nuk u durua pa i ngacmuar pak shërbimet rivale në cicërimën e tij, sepse tha se ekziston një dallim mes përdoruesve të regjistruar dhe atyre aktivë.

Mbase këtë e ka bërë, duke marrë parasysh që shërbimet e ngjashme i numërojnë përdoruesit e regjistruar, edhe nëse ata nuk janë aktivë, duke e përdorur shërbimin.

Baza e përdoruesve të WhatsApp që tashmë ka arritur në 600 milionë, paraqet një rritje prej 100 milionë përdoruesve të rinj të cilët janë shtuar që nga muaji prill i këtij viti.

Para 14 muajsh, WhatsApp raportoi se kishte “vetëm” 250 milionë përdorues aktivë. (Telegrafi)