Western Union (WU) do të ndalojë transferimin e parave brenda Rusisë nga 1 prilli.
Ai do të fokusohet në biznesin ndërkufitar për shkak të rritjes së konkurrencës në tregun e atij vendi.
WU është e pranishme në Rusi për më shumë se 30 vjet, por është gjithnjë e më pak e nevojshme për shkak të zhvillimit të pagesave midis bankave që ofrojnë transaksione falas dhe të menjëhershme.
“Që nga 1 prilli, Western Union do të pezullojë transferimin e parave në Rusi. Kompania do të fokusohet në shërbimet tradicionale të transferimit të parave në nivel ndërkombëtar”, njoftoi kompania në një deklaratë. Gjithashtu është bërë e ditur se nuk ka më blerje në dollarë.
Vendimi, siç shtohet, është marrë ndër të tjera për shkak të transfertave gjithnjë e më të popullarizuara mes bankave përmes numrit të celularit. /Telegrafi/