Oklahoma City Thunders ka realizuar edhe një fitore në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Thunders triumfuan kundër Dallas Mavericks me rezultat të ngushtë për vetëm një pikë diferencë 92:91.
E më meritori për këtë fitore të Oklahomas ishte i jashtëzakonshmi Russell Westbrook, i cili regjistroi ‘triple-double’ e 37 të stinorit, transmeton Telegrafi.
Basketbollisti amerikan për 38 minuta sa ishte në parket realizoi 37 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime.
Oklahoma aktualisht ka bilanc prej 42 fitoreve e 31 humbjeve dhe është afër sigurimit të Play Off-it. /Telegrafi/