Russell Westbrook ka treguar besnikërinë e ndaj Oklahoma Thunder City disa herë dhe beson se ka ardhur koha që të shpërblehet.
Dhe, mbi të gjitha, për të shmangur një ikje të re si ajo në vitin 2016 me Kevin Durant tek Golden State Warriors.
Për të bindur MVP-në e fundit të NBA-së, Oklahoma po përgatit kontratën më të madhe në historinë e saj.
Një ofertë që do të tejkalonte 200 milionë dollarë dhe që do të lidhë Westbrookun me Thunderin edhe për pesë sezone më tepër.
Basketbollistit do t’i mbaron kontrata në qershor të vitit 2019, të cilën gjë Oklahoma dëshiron ta shmangë me çdo kusht. /Telegrafi/