Site icon Telegrafi

Westbrook super lojal, vazhdon kontratën me OKC

Një prej basketbollistëve më të mirë amerikanë, Russell Westbrook, ka vazhduar kontratën e tij me Oklahoma City Thunder.

Mediat amerikane raportojnë se kontrata e vazhduar do të jetë me terma prej 85 milionë dollarësh për tri vjet, me ri-negociim të saj të mundësuar pas secilit sezon.

Westbrook kështu shpreh besnikërinë e tij ndaj tifozerisë së Oklahomas, shkruan Telegrafi.

Ky hap i tij vjen pas tradhtisë që ia bëri shoku i ngushtë prej disa vitesh, Kevin Durant, i cili kaloi te Golden State Ëarriors, në kërkim të një titulli të kampionit në NBA. /Telegrafi/

Exit mobile version