Superylli i Oklahoma City Thunder, Russell Westbrook, përpos paraqitjes së tij montruoze, pati edhe një moment mjaft qesharak.
Ai në një moment gjatë takimit pasi mori topin për të nisur aksionin harroi të driblonte me të.
Westbrook kaloi gati deri në gjysmë të fushës pa dribluar fare duke ecur me topin në dorë teksa po fliste me një nga bashklojtarët për aksionin vijues, shkruan Telegrafi.
Me të sinjalizuar gjyqtari, Westbrook u habit, derisa e kuptoi se nuk po driblonte me topin.
Kjo mund t’i ndodhë edhe një nga lojtarëve më fantastikë në botë, duke ditur madhështinë e duelit të mbrëmshëm dhe presioni që ai pati.
Përkundër kësaj, talljet shpërthyen në rrjetet sociale me Westbrookun, i cili regjistroi 27 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime në triple doublen e tij të 21-të këtë sezon. /Telegrafi/