Russell Westbrook ka shkëlqyer në fitoren e Oklahoma City Thunder prej 112-107 në shtëpi ndaj Houston Rockets, kurse Bostoni ka humbur nga Washingtoni në shtëpi me rezultat 111-103.
Super performanca e Westbrook në këtë takim ishte e padiskutueshme nga minutat e para ku ai realizoi 31 pikë e plot 11 asistime, e u shoqërua nga Adams me 15 pikë e 10 kërcime.
Anthony me 20 pikë dhe Paul George me 24 pikë shtuan atë që i mungonte OKC gjatë gjithë sezonit të kaluar për t’i mposhtur skuadrat e mëdha.
Houstoni pa Chris Paul tentoi të rivalizonte, ku Harden shënoi 20 pikë, Gordon 20 pikë dhe Ariza 20 pikë të tjera.
Bostoni në një natë të keqe të Kyrie Irving nuk ja doli më shumë se sa të pësojë për Krishtlindje në shtëpi nga Washingtoni.
Bradley Beal shkëlqeu me 25 pikë, kurse Tatum dhe Irving realizuan nga 20 pikë te Bostoni.
21-8 seri kishte Washingtoni në pesë minutat e fundit çka edhe ja siguroi fitoren.
Houstoni kështu realizoi humbjen e tretë rresht dhe ka humbur pozitën e parë në tabelë nga Golden State duke qenë tash një fitore prapa kampionëve.
Bostoni po ashtu ka humbur pozitën e parë dhe tash është një fitore prapa Torontos, kurse Clevelandi po ashtu është prapa një fitore vendit të parë. /Telegrafi/