Telegrafi

Westbrook realizon 58 pikë, por nuk mjaftojnë për Oklahoman (Video)

Oklahoma City Thunder ka pësuar humbjen e katërt me radhë.

Ata mbrëmë u mposhtën nga Portland TrailBlazers me rezultat 126:121.

Russell Westbrook ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar 58 pikë, por që ishin të pamjaftueshme të parandalonin humbjen e katërt rresht të Thunders.

Te TrailBlazers, më i dalluari ishte Allen Crabbe me 23 pikë, i përcjell nga Damien Lillard me 22, dhe Jusuk Nurkic me 17. /Telegrafi/