Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook ka hyrë në histori të NBA-së.
Oklahoma ka triumfuar kundër Indiana Pacers me rezultat 100-95.
Westbrook luajti përsëri me shifrat magjike “triple-double” prej dhjetë pikëve, 17 kërcime dhe 12 asistimeve, ku kjo ishte e 35-ta gjatë një viti për basketbollistin amerikan.
Me këtë arritje ai theu rekordin e Oscar Robertsonit që e mbante nga viti 1961. Russell Westbrook në total i ka 88 “triple-double”.
Nëse ylli i “vetëtimave” vazhdon me këtë ritëm, ai mund të vendoset në krye të listës së NBA-së, ku gjendet Oscar Robertson me 181 të tilla.