Telegrafi

Westbrook i gëzohet humbjes së Golden State, bën ‘like’ treshen vendimtare të Waiters (Foto)

Se superylli i Oklahoma City Thunder, Russell Westbrook, nuk ka dashuri me Golden State Warriors, kjo tashmë dihet.

Së pari ky klub ja mori atij shokun e ngushtë dhe ish bashkëlojtarin, Kevin Durant, me të cilin tash nuk flet, dhe së fundmi në një ndeshje u përfshi në një kacafytje me Zaza Pachulian në mesin e shumë kërcënimeve.

Por, pasi iu gëzua humbjes së Golden State në tokën e Cleveland Cavaliers ku Kyrie Irving ishte vendimtar, duke falënderuar këtë të fundit, tash Westbrook i është gëzuar shumë humbjes së Golden State te Miami Heat.

Në fakt, Westbrook ka pëlqyer disa postime në Instagram ku protagonist është Dion Waiters, ish-bashkëlojtar i Durant dhe Westbrook te Oklahoma, i cili me një treshe të pabesueshme fundosi Golden Staten ditë më parë.

Ky është një tjetër konfirmim se Westbrook e urren pa masë Golden Staten dhe do të tentojë ta mposhtë më 11 shkurt kur këta të fundit vizitojnë Chesapeake Energy Arena. /Telegrafi/