Site icon Telegrafi

Westbrook barazon Larry Bird në vendin e pestë të lojtarëve me më së shumti triple double në histori

Russell Westbrook ka arritur triple doublen e tij të pestë në gjashtë ndeshjet e fundit duke u treguar krucial për Oklahoma City Thunder.

Në 36 minuta ndaj Utah Jazz, Westbrook realizoi 38 pikë në 11 gjuajtje të sakta nga 29 tentime, ku mori 10 topa dhe bëri 10 asistime.

Ky ishte triple double i 22-të për Westbrook këtë sezon.

Ky ishte triple double i 59-të në karrierë nëntë vjet karrierë të tij në NBA, duke u barazuar me legjendën e Boston Celtgics, Larry Bird, duke u barazuar me të në vendin e pestë në listën e lojtarëve me më së shumti triple double në histori.

Larry Bird kishte nevojë për 897 ndeshje për të realizuar 59 triple double, teksa Westbrook e arriti këtë në ndeshjen e 632-të të tij. /Telegrafi/

Lista e lojtarëve me më së shumti triple double në historinë e NBA

Exit mobile version