Telegrafi

West nuk i ka qëndruar besnik Kimit

Bukuroshja 24-vjeçare ka deklaruar për revistën Star se këngëtari i kishte thënë se lidhja e tij me yllin televiziv ishte vetëm çështje reklame dhe asgjë serioze.

“Kjo do ta shkatërrojë familjen Kardashian. Është keq. Është shumë keq. Është turpëruese. Mirëpo, po të isha Kim dhe të prisja fëmijë, do të doja të di (se çfarë ka bërë partneri im)”, ka theksuar kanadezja.

Romanca e tyre, sipas saj, ka filluar në korrik të vitit 2012, kur West e kishte vërejtur Leylan duke kërcyer në një koncert të tij në Atlantic City. Në të njëjtin koncert ka qenë e pranishme edhe Kim, por në zonën VIP. /Telegrafi/