West Ham United i ka shkaktuar humbjen e tretë sezonale Manchester Unitedit duke e mposhtur në Londër 3-1, dhe duke bërë që trajnerit portugez Jose Mourinho t’i lëkundet karrika.
Që nga minuta e parë vendasit u treguan të rrezikshëm në sulm.
Nuk vonoi shumë dhe pas pesë minutave lojë erdhi edhe goli i parë në këtë takim.
Ishte sulmuesi braziliane, Felipe Anderson që realizoi në portën e De Geas për 1-0, pas asistimit nga Zabelta.
Kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim prej 15 minutave erdhi edhe goli i dytë.
Sulmuesi ukrainas, Yarmolenko goditi fuqishëm, ndërsa topi u devijua nga mbrojtësi Lindelof dhe përfundoi në rrjetë për 2-0.
Trajneri portugez Jose Mourinho largoi mbrojtësin Lindelof nga loja për ta futur Marcus Rashfordin.
Ishte pikërisht Rashford që shënoi për Manchester Unitedin në minutën e 70-të pas asistimit nga Shaw për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.
Por West Ham arriti të ndëshkonte Djajtë e Kuq vetëm tre minuta më vonë për ta shënuar golin e tretë në këtë takim.
Mesfushori Mark Noble asistoi bukur tek sulmuesi Arnautovic i cili me lehtësi shënoi për 3-1.
Djajtë e Kuq tentuan të rikthehen në lojë pas golit të tretë, por ishte tejet e vështirë para mbrojtjes vendase.
Kësisoj West Ham mori tri pikë të arta në përballje me Manchesterin e Jose Mourinhos, ku portugezi rrezikon shkarkimin.
Pas kësaj fitore, West Ham ngjitet në pozitën e 12-të në tabelë me shtatë pikë të tubuara, ndërsa United mbetet e teta me 10 pikë pas shtatë xhirove.
Në javën e ardhshme, West Ham luan në udhëtim tek Brighton, ndërsa United pret Newcastlen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4qAWRUO1zq8