West Ham United është detyruar që ta shtyjë ndeshjen miqësore kundër Ipswich Town, pasi një anëtarë i stafit ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Skuadra angleze të dielën duhej ta zhvillonte këtë takim si pjesë e përgatitjeve parasezonale, mirëpo kjo nuk do të ndodhë.
Një anëtar i stafit të akademisë së klubit ka dalë pozitiv në testimet për coronavirus, si pjesë e procedurave të zakonshme për të penguar infeksionin.
Në njoftimin e klubit është konfirmuar rasti duke thënë se është fjala për një pjesëtar të stafit të Akademisë.
Mirëpo, për shkak të masave parandaluese edhe skuadra e parë do të kthehet në stërvitje pas të dielës, pasi të jenë bërë testimet e radhës. /Telegrafi/