West Ham United ka njoftuar se ka shkëputur kontratën e Jack Wilsherit.
Pasi bëri vetëm 19 paraqitje të zhvilluar te Çekanët në dy vitet e kaluara aty, mesfushori është larguar nga klubi.
West Hami nuk kishte interesim që t’i rinovonte kontratën, andaj vendosi të shkëpuste atë aktuale.
Wilshere konsiderohej si njëri ndër mesfushorët më të mirë në Ligën Premier, derisa veçohet paraqitja e tij fantastike që e kishte te Arsenali vite më parë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Lëndimet e shumta i pamundësuan atij që të kishte një karrierë të pasur te The Gunners, duke detyruar këta të fundit që ta largonin në drejtim të rivalit lokal.
Barcelona, madje ishte shumë e interesuar në transferimin e tij në atë kohë, mirëpo që më pas lëndimet zbehën formën e tij. /Telegrafi/