Telegrafi

West Hami porosit Diamantin të gjej klub të ri

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan se agjenti i Diamantit, Luca Puccinelli, është ftuar nga zëvendëspresidenti i klubit Karren Brady gjatë të mërkurës dhe i është thënë të gjej një klub të ri për klientin e tij, i cili ka dështuar të impresionojë bashkëpronarin klubit, David Sullivan, i cili tash është përgjegjës për transferimet.

Përveç Diamantit, klubi ka vendosur të mos vazhdojë kontratën e Guillermo Franco, i cili po ashtu do të largohet nga klubi. /Telegrafi/