Telegrafi

West Hami ndal Chelsean

Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Alessandro Diamantit, i cili shënoi nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë.

Blutë u kthyen në lojë pasi mesfushori Frank Lampard barazoi rezultatin (61’), po nga njëmbëdhjetëmetërshi.

Deri në fund të ndeshjes as njëra e as skuadra tjetër nuk arriti të ndryshojë asgjë, dhe me rezultat të barabartë përfundoi takimi.

Përkundër barazimit Chelsea vazhdon të qëndrojë në vend të parë me katër pikë diferencë nga Manchester Unitedi, që mban pozitën e dytë. /Telegrafi/