Telegrafi

West Hami, kontratë pesëvjeçare për Parker

Shefi i ‘Çekanëve’, David Sullivan, ka thënë se e gjithë skuadra duhet t’i jetë falënderuese Parkerit, i cili ishte njeriu kryesor që e pengoi largimin e ekipit nga Liga Premier.

Edhe pse Sullivan insiston që 29-vjeçari nuk është në shitje dhe dëshiron ta paguajë 75.000 funte në javë për pesë vitet e ardhshme, Aston Villa dhe Tottenhami vazhdojnë të shfaqin interes për lojtarin e mesfushës. /Telegrafi/