Telegrafi

West Ham zbulon çmimin për Dimitry Payet

West Ham United goalkeeper Dimitri Payet celebrates scoring his side's second goal of the game during the Barclays Premier League match at Upton Park, London. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Monday September 14, 2015. See PA story SOCCER West Ham. Photo credit should read: Steve Paston/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.

Mesfushori francez, Dimitry Payet është bërë ndër lojtarët më të përfolur në Angli dhe më gjerë.

Ish-anëtari i Olympique Marseille me shumë sukses po luan tek West Ham United këtë edicion.

Me golat e tij spektakolar, Payet ka bërë për vete shumë tifozë dhe skuadra futbolli.

Skuadra londineze West Ham, ka caktuar çmimin për yllin e saj në rast se ndonjë skuadër dëshiron ta transferojë atë.

Ajo skuadër që dëshiron transferimin e Payetit, duhet të paguaj hiq më pak se 60 milionë funte. /Telegrafi/