West Ham dëshiron të zgjerojë kapacitetin e stadiumit me mbi dymijë vende për ta bërë atë më të madhin në kryeqytetin anglez, Londër.
Udhëheqësit e klubit kanë bërë plane për të zgjeruar stadiumin e tyre prej 60 mijë vendesh në 62,500 sosh për ta bërë atë më të madhin në Londër.
Aktualisht, stadiumi më i madh është i Tottenham Hotspur, i cili ka një kapacitet prej 62,062 ulësesh.
Tashmë të hënën, zyrtarët e qytetit janë takuar me udhëheqësit e “Çekanëve” për të negociuar zgjerimin e ish-stadiumit olimpik.
“Gjithmonë klubi ka pasur dëshirë që të zgjeroj stadiumin dhe tani kanë bërë këtë hap të nevojshëm përpara, kështu që West Hem do të arrin kapacitetin e 62.500 vendesh dhe kështu do të bëhet më i madhi në Londër”, thuhet në njoftimin e klubit.
Stadiumi i Londrës mund të presë rreth 80 mijë njerëz në koncerte gjersa së fundi ka pritur një ndeshje të bejsbollit mes New York Yankee dhe Boston Red Soxie. /Telegrafi/