West Ham United nuk mund të gjejë një sulmues vrasës për pothuajse një dekadë. Që nga janari i vitit 2010 deri në ditët e sotme, ata i kanë sjellë deri në 37 lojtarë dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë zgjedhja e duhur.
“Çekanët” po cilësohet si një ndër klubet me pafat sa i përket angazhimit të lojtarëve në repartin sulmues pasi që asnjëri nuk po arrin të arsyetoj transferimin.
Të gjitha sulmuesit kanë luajtur 920 ndeshje dhe së bashku kanë shënuar vetëm 199 gola gjersa më i suksesshmi del të jetë ish-reprezentuesi anglez, Andy Caroll.
Ky i fundit ka qëndruar për tri sezone te klubi londinez dhe ka shënuar 34 gola në 142 paraqitje në të gjitha garat.
Theksojmë se klubi së fundi ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurove për sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain.
Më poshtë është lista me 37 sulmuesit që ka transferuar brenda dhjetë vjetëve West Hami.
Paulista, Petrić, Cole, Gordon, Borriello, Zarate, Valencia, Sakho, Nene, Jelavić, Martinez, Fletcher, Calleri, Zaza, Arnautović, Hernandez Chicharito, Hugill, Afolayan, Lucas Perez, McCarthy, Mido, Ilan, Barrera, Piquionne, Obinna, Demba Ba, Keane, Baldock, Montenegro, Dixon, Maynard, Vaz Te, Maiaga, Carroll, Maguire i Chamakh. /Telegrafi/