Telegrafi

West Ham transferon Pandevin?

Sipas Calciomercato.it, Pandev do të kalojë në Upton Park për një shumë prej 4.3 milionë funtesh, pasi transferimi i tij te Zenit St Petersburg dështoi.

Sulmuesi maqedonas mund të bëjë debutimin e tij për West Hamin që në vikend kundër Blackburn Rovers.

Ekipi romak thuhet se ka pranuar ofertën e West Hamit dhe do të marrë edhe 50% të shumës nëse 26-vjeçari largohet nga klubi anglez në dy vitet e ardhshme.