West Ham ka suspenduar drejtorin sportiv, Tony Henry, lidhur me pretendimet që ai tha se klubi nuk do të nënshkruajë me asnjë lojtarë afrikanë.
Tabloidi britanik Daily Mail raportoi se Henry tha se lojtarët afrikanë “shkaktojnë kaos” kur ata nuk janë në ekip dhe nuk duhen transferuar në skuadër.
Në një deklaratë zyrtare, West Ham tha se ata nuk do të tolerojnë asnjë lloj diskriminimi dhe “kanë vepruar me shpejtësi për shkak të natyrës serioze të këtyre pretendimeve”, duke e suspenduar Henryn.
Në anën tjetër, Federata Angleze ka thënë se do të hetojë zyrtarisht çështjen dhe West Hami pret deri në hetimin e plotë të kësaj çështje.
The Club has made a statement. https://t.co/WdHPScp2Kv
— West Ham United (@WestHam) February 1, 2018
“Klubi mund të konfirmojë se Drejtori Sportiv, Tony Henry është pezulluar në pritje të një hetimi të plotë”.
“West Ham United nuk do të tolerojë asnjë lloj diskriminimi dhe prandaj ka vepruar me shpejtësi për shkak të natyrës serioze të këtyre pretendimeve”.
“Familja West Ham United është një vend përfshirës ku, pavarësisht nga gjinia, mosha, aftësia, raca, feja apo orientimi seksual, të gjithë ndjehen të mirëpritur dhe të përfshirë”.
“Klubi nuk do të bëjë asnjë koment tjetër derisa hetimi të jetë përfunduar”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit anglez..
Ndryshe, West Ham ka gjashtë lojtar afrikan apo me prejardhje afrikane në skuadër: Cheikhou Kouyate, Pedro Obiang, Joao Mario, Angelo Ogbonna, Arthur Masuaku and Edimilson Fernandes. /Telegrafi/