West Ham United e ka mposhtur Manchester Unitedin në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier me rezultat 2-0.
‘Çekanët’ ishin të parët ata që kaluan në epërsi me anë të Andriy Yarmolenko në minutën e 44-të, pas asistimit që pranoi nga Felipe Anderson.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve, derisa e dyta kishte një tempo të njëjtë.
Ishte minuta e 61-të kur Djajtë e Kuq morën lajmin e keq, pasi Marcus Rashford u lëndua dhe u detyrua ta lëshoi vendin për Jesse Lingardin.
West Hami vazhdoi me presion të latë ndaj portës së David de Geas, gjersa arritën ta realizonin edhe golin e dytë me Aaron Cresswell (84’).
Pas javës së gjashtë, Unitedi gjendet në vendin e tetë me tetë pikë, derisa ‘Çekanët’ befasisht janë në të katërtin me 11 sosh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WNfFVX1hK7w
https://www.youtube.com/watch?v=xWqntYjRWPI