Telegrafi

West Ham përgatitet të shesë Behramin

Daily Mail shkruan se pronarët e rij të klubit kanë thënë se Scott Parker dhe Matthew Upson nuk do të shiten, por ata do të mund ta shesin shqiptarin me nënshtetësi zvicerane.

Mesfushori dinamik mitrovicas është lidhur me një varg ekipesh të Ligës Premier, përfshirë Manchester United, City, Liverpool dhe Arsenal, që kur është hapur afati kalimtar i janarit. Për të janë të interesuar edhe shumë ekipe nga Serie A./Telegrafi/