Telegrafi

West Ham përgatit tjetër ofertë për Neymar

18-vjeçari më herët kishte tërhequr dhe interesimin e gjigantëve spanjoll të Real Madrid, por që nuk arritën ta transferojnë sulmuesin e talentuar. Në ndërkohë, Çekanët e West Ham kanë tentuar ta transferojnë atë me një ofertë prej 12 milionë funtesh, që u refuzua menjëherë nga pala braziliane.

Drejtori sportiv i klubit, Luiz Nunes Pedro Conceicao, ka thënë më herët se lojtari nuk është në shitje, por e përditshmja angleze Daily Mail shkruan se londinezët dëshirojnë të bëjnë një ofertë më të mirë për ta transferuar të riun brazilianin në Ligën Premier. /Telegrafi/