Telegrafi

West Ham, parakontratë me Klosen?

“Ne e kemi pasur një marrëveshje para fillimit të Botërorit, pas një sezoni të keq të tij në Gjermani. Sidoqoftë, si rezultat i asaj që ka ndodhur në Botëror, është e vështirë që ai të transferohet në Ligën Premier”, theksoi Sullivan për ESPN.

Gjatë Botërorit Miroslav Klose ishte i jashtëzakonshëm me katër gola në po aq paraqitje, duke e çuar kështu numrin e golave nëpër Botërore në 14, një më pak se legjenda braziliane Ronaldo. /Telegrafi/