Njëri nga sulmuesit më të mirë në vitet e fundit në Ligue 1, Alexandre Lacazette është afër lamtumirës me vendlindjen.
Francezi që ka shkëlqyer edhe këtë edicion me fanellën e Lyonit ka marrë një ofertë të lartë nga Liga Premier e Anglisë.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Francës është kontaktuar nga West Ham United që i ka ofruar kontratë pesë vjeçare me rrogë të dyfishuar nga ajo që fiton Lacazette në Lyon.
Ndërkohë mediat në Angli kanë raportuar se West Ham janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro në drejtim të Lyonit për ta bindur klubin francez të heqë dorë nga ylli i saj. /Telegrafi/