Telegrafi

West Ham mund ta humbë Behramin

Behrami, që vlerësohet rreth 10 milionë funte, u zhvendos në Upton Park vetëm 17 muaj më herët, pikërisht nga Lazio, për një shumë prej 5 milionë funtesh dhe pavarësisht se ka pësuar një varg lëndimesh, ka shkëlqyer në Ligën Premier.

Por së fundi Behrami ka kërkuar nga klubi në telashe t’i qartësojë planet për shitjen e yjeve të klubit ose mbajtjen e tyre, përfshirë edhe atë.

Përveç dy ekipeve romake, për Behramin raportohet se janë të interesuara edhe klube të Ligës Premier, në mes tyre Arsenali./Telegrafi/